No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ndërron jetë ish-futbollisti gjilanas, kreu i FFK-së ngushëllon familjen

Ndërron jetë ish-futbollisti gjilanas, kreu i FFK-së ngushëllon familjen

Ish-futbollisti i C.Zvezdës së Gjilanit dhe trajner i klubit të Dritës, Maksut Maksuti, sot ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare. Ai e ka humbur betejën me virusin Covid-19, pasi tash e disa ditë ishte i shtrirë në spitalin rajonal të Gjilanit.
Maksuti ishte njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit, ai njëherit ishte edhe anëtar i Reprezentacionit të Kosovës në futboll gjatë viteve të 70-ta.
Maksut Maksuti ishte edhe pedagog i shquar i kulturës fizike, një jetë të tillë ja kushtoi gjeneratave për arsim e kulturë.
Maksut Maksuti la gjurmë të thella në jetën sportive e edukative të shumë breza të rinjë.
Varrimit bëhet sot në varrezat e qytetit në Gjilan.

Telegram ngushëllimi familjes Maksuti i ka dërguar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në të cilin thuhet:
E nderuar Familje Maksuti!
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj pedagogut të nderuar, Maksut Maksuti, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Maksut Maksuti ishte njëri nga futbollistët më të spikatur në rininë e tij në qytetin e Gjilanit, teksa falë talentit të tij ishte edhe pjesë e Përzgjedhjes së Kosovës në vitet e 70-ta.
Edhe pasi e braktisi fushën e lojës ai vazhdimisht ishte afër futbollit, duke dhënë kontributin e tij edhe si trajner, teksa u shqua edhe si profesor i dashur i kulturës fizike në edukimin e brezave të shumtë në qytetin e Gjilanit.
Maksuti njihej si njeri i urtë, i palodhshëm në punën e tij dhe me vlera të mëdha, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.
Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e futbollit në përgjithësi, andaj edhe një herë pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe pushoftë në paqe!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

“Profa”: Ky barazim na dërgon në luftën për ekzistencë!

Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit...

Recent Comments