E ardhmja e sulmuesit 17-vjeçar Ansu Fati duket se do të jetë sërish te Barcelona. Sipas “Sport”, skuadra katalanase është gati ta blindojë talentin e saj, që këtë sezon realizoi 7 gola në La Liga dhe 1 gol në Champions League, atë që eliminoi Interin.
Në dhjetor sulmuesi bën 18 vjeç dhe në kontratën e tij të parë si profesionist ai pritet të marrë një dhuratë të mirë. Një kontratë 5-vjeçare dhe rrogë të majme. Por po kaq e çmendur do të jetë edhe klauzola për ta lënë të lirë, 300 milionë euro.
Barcelona kërkon ta blindojë sulmuesin e talentuar, për të evituar që skuadrat e tjera të interesohen për të. Manchester United ka bërë një ofertë të mirë për sulmuesin, ndaj dhe katalanasit kanë nisur nga manovrat për të evituar ndonjë surprizë.