No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Tirana transferon talentin kosovar nga Zvicra

Tirana transferon talentin kosovar nga Zvicra

Pasi arriti të fitojë titullin kampion, që vinte pas një mungese të gjatë 11-vjeçare, Tirana ka nisur menjëherë të mendojë për sezonin e ardhshëm, ku krahas kampionatit, do të provojë të bëjë një performancë të mirë edhe në Kupat e Europës.

Kështu ditën e sotme bardheblutë kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin Albion Avdiaj, i cili ka mbërritur në kryeqytet dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Tiranën dhe që prej të shtunës do të vihet në dispozicion të trajnerit Egbo.

Sulmuesi 26-vjeçar është rritur në akademinë e Zyrihut në Zvicër dhe gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Grasshopersit në tre periudha të ndryshme, Wolfburg II, Debrecenit dhe së fundi danezëve të Viborg.

Albion Avdiaj numëron edhe dy takime me Shqipërinë U21, në periudhën kur trajner ishte i mirënjohuri Skënder Gega, ndërsa ka arritur të shënojë edhe një gol me fanellën kuqezi, në një miqësore ndaj Suedisë U21.

Afrimi i sulmuesit 26-vjeçar është mjaft i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët rrezikojnë që në fund të sezonit të humbin si Michael Ngo’o, ashtu edhe Ernest Muçin, ndaj e kishin të nevojshme afrimin e një futbollisti për të shtyrë topin në rrjetë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Zidane nuk e do në ekip, Reali vendos çmimin e Gareth Bale!

Gareth Bale dhe Zinedine Zidane kanë një marrëdhënie aspak të mirë dhe diçka të tillë e konfirmojnë së fundmi edhe mediat spanjolle. Këto të...

De Bruyne rrëfen pikën më të ulët në karrierë: Këtë gjë nuk prisja kurrë!

Kevin De Bruyne ka dhënë një rrëfim të gjatë së fundmi në një intervistë për një nga mediat angleze dhe...

Ibrahimovic do të luajë kundër Kosovës

Sipas mediave lokale suedeze, ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të rikthehet në Kombëtare cka do të thotë se në fund të...

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

Recent Comments