Marc Marquez është një luftëtar i vërtetë që nuk e ndalin as aksidentet. Edhe pse fluturoi në ajër në garën e parë sezonale dhe e detyrua të operohej për të shmangur frakturën në shpatull, kampioni në fuqi i botës është rikuperuar në kohë rekord dhe do të zbresë në pistë këtë fundjavë në garën e Çmimit të Madh të Jerez në Spanjë. Me një postim në rrjetet sociale të Hondas zyrtare janë konfirmuar zërat që kanë qarkulluar në media pasditen e të mërkurës. Vetëm ditën e djeshme Marquez ka dalë nga klinika në të cilën ishte shtruar në Barcelonë dhe rikthimi i tij në pistë pas disa ditësh konsiderohet si një mrekulli e vërtetë.