No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Conte: Nuk e dua pozitën e dytë, është i pari i humbësve!

Conte: Nuk e dua pozitën e dytë, është i pari i humbësve!

Antonio Conte nuk e bën dramë barazimin e Interit ndaj Fiorentinës, duke vlerësuar anët pozitive të kësaj ndeshjeje. Trajneri i zikaltërve në intervistën pas ndeshjesh hodhi edhe një thumb ndaj Atalantës në lidhje me vendin e 2-të.

“Ishte një ndeshje e mirë, me intensitetin e duhur, por nuk shënuam në dy raste që patëm. Nuk kishim fat. Nuk mund të ankohem kur djemtë luajnë me dëshirë. Madje në fund nga dëshira e madhe për të fituar rrezikuam të humbnim”, tha fillimisht Conte.

Më tej ai shtoi: “Fiorentina meriton komplimente për lojën mbrojtëse. Kur lë pikë, gjithmonë ka diçka që nuk shkon mirë. Po mundohemi të zhvillojmë atë instinktin vrasës para portës dhe do të isha i lumtur nëse futbollistët e mi do të jenë zhgënjyer për këtë barazim. Kjo do tregonte se puna ime po jep fryte. Çdo ndeshje është një provë për të dëshmuar se jemi duke u rritur. Unë mendoj se kjo skuadër nuk ka marrë atë që ka dhënë këtë sezon, përveç sigurimit të Champions League para mbylljes së kampionatit”.

Përsa i përket vendit të dytë që aktualisht i përket Atalantës, Conte deklaroi. “Vendi i dytë nuk ka ndonjë kuptim për mua. Është vetëm i pari i humbësve. Disa e duan atë pozicion, por jo unë. Nuk dua që lojtarët e mi të kërkojnë diçka të tillë”, përfundoi Conte.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Chelsea vazhdon me fitore  në Premierligë

Skuadra e Chelsea po vazhdon më fortë të lartë në Premierligën angleze. Londinezët sonte kanë arritur të shënojnë fitoren...

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Zidane: Nuk përfshihem në punët e gjyqtarëve!

Zinedine Zidane mbajti gjuhën, kur fliste për lojën e diskutueshme dhe, si gjithmonë, ndoqi politikën e tij për të mos folur për arbitrat. Polemikat për...

Recent Comments