Drita është shpallur edhe zyrtarisht kampione e Superligës së Kosovës pas barazimit të sotëm mes Gjilanit dhe Ballkanit në xhiron e parafundit.
Gjilani dhe Ballkani barazuan me rezultatin 2:2.
Është ky titulli i tretë në histori të Dritës, ndërsa i dyti në tri vitet e fundit.
“Urime”, ka shkruar Xherdan Shaqiri në Instagramin e Dritës, duke ia bashkngjitur ikonën e forcës, të vendit të parë dhe trofeun.