Nesër për nder të ditëlindjes së Legjendës tonë Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë dy vite më parë, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ligës së Veteranëve dhe grupit të tifozëve “Dardanët” do të zhvillohet ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00. Për shkak të situatës së pandemisë ndeshja zhvillohet pa praninë e tifozëve. Grumbullimi i të ftuarve në këtë ndeshje fillon në orën 18:00.