Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka “shpërthyer” pas barazimit (2:2) me Ballkanin në shtëpi, rezultat që i mundësoi Dritës të shpallet kampione. Ai e quajti Gjilanin si skuadrën më të mirë në Kosovë, duke theksuar që ata bashkë me Ballkanin luajtën pastër deri në xhiron e fundit.
“E gjithë Kosova e ka parë si ka luajtur Gjilani, e si ekipet tjera. Ua mbyllëm gojën edhe specialistëve që na kritikonin. E them me gjithë gojën që Gjilani ishte skuadra më e mirë në Kosovë këtë edicion dhe e meritoi titullin kampion”, deklaroi Mezani për Super Sport. “Edhe ne edhe Ballkani kemi luajtur pastër. Prokuroria dhe Federata duhet të punojnë që kampionati i ardhshëm të jetë më i pastër”.
“Nuk më intereson fare nëse e kemi bërë Dritën kampion apo jo, ne ishim ekipi më i mirë”.
“Skuadra është shumë e lodhur pas dy ndeshjeve të vështira, por do të japim maksimumin edhe ndaj Flamurtarit, pasi që jemi brenda objektivave dhe duam pozitën e dytë”, shtoi ai.