Trajneri i Drenicës, Fadil Rama pas humbje së sotme nga Drita, ka thënë se vapa e madhe por edhe ndeshjet e shpeshta po ndikojnë në paraqitjen e skuadrës së tyre.
“Që në fillim e kemi ditur që Drita do të jetë ofanzive në këtë duel pasi i duhet fitorja dhe ne kemi tentuar që me kundërsulme t’i ndëshkojmë”, tha fillimisht Rama në SSK.
“Gjendja e futbollistëve të lënduar paksa më e rëndë është te portieri Arion Ymeri, kurse Shillova e Hyseni kishin nga një lëndim edhe në stërvitje. Mendoj që vapa e madhe dhe ndeshjet e shpeshta po ndikojnë në shëndetin e futbollistëve sepse ngarkesat po janë të mëdha”.
Mbijetesa? “Nëse shkon e gjitha sipas rregullave brenda fushës, Drenica fiton duelin e fundit dhe siguron mbijetesën, sot ishim afër një pike por lëndimet na pamundësuan”, përfundoi Rama.