Ndeshjen e parë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve në Ligën C kundër Moldavisë, Kombëtarja e Kosovës do ta luajë më 3 shtator në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë. së Moldavisë në Ligën e Kombeve vjeshtën e ardhshme, kundër kombëtares së Kosovës, do të luhet në Italisë.
Federata e Futbollit e Moldavisë e ka publikuar një lajm të tillë në faqen e saj zyrtare ditë më parë. Deri te ky vendim Federata moldave erdhi pasi ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo federatë ka bërë të ditur se e zgjodhi Italinë për shkak të afërsisë me Slloveninë, ngase vetëm tre ditë pas ndeshjes me Dardanët do të luajnë kundër sllovenëve. Kjo nuk është hera e parë që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ngurrojnë të luajnë në vendin e tyre. Në Ligën C Kosova do të ballafaqohet edhe me Greqinë, shtet që po ashtu nuk e ka njohur Kosovën, por për dallim nga Moldavia i njeh pasaportat e Kosovës.