Drita e ka siguruar kualifikimin në garat ndërkombëtare për herë të dytë në histori të klubit.
Pas fitores ndaj Drenicës, gjilanasit tashmë e kanë siguruar edhe matematikisht daljen në Evropë.
Çfarëdo kombinimi i rezultateve në ndeshjen e nesërme (Gjilani-Ballkani) e më pas në takimet e fundjavës (Ballkani-Drita dhe Flamurtari-Gjilani), nuk ia rrezikon Dritës vendin e dytë.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiut tani ka 68 pikë në krye të renditjes, katër më shumë se Gjilani dhe pesë më shumë se Ballkani, të cilat takohen nesër.
Në rast të barazimit në ndeshjen e nesërme Gjilani-Ballkani, atëherë Drita mund ta fillojë festën e titullit, pasi në javën e fundit pavarësisht epilogut në duelin me Ballkanin, do të kurorëzohej me titullin e kampionit.