Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 32-të të IPKO Superligës së Kosovës.
Golin e fitores për “bardhekaltërit” e ka shënuar sulmuesi anësor Xhevdet Shabani, në minutën e 48-të.
Skuadra gjilanase mund ta sheh vetën kampione, nëse nesër në ndeshjen kryesore Gjilani dhe Ballkani luajnë baras.
Drita pozicionohet në vendin e parë me 68 pikë të grumbulluara, kurse Drenica rrezikon seriozisht duke u renditur në vendin e tetë me 41 pikë të mbledhura.