No menu items!
Ballina KRYESORE Drita-Drenica, dueli që s'bën të humbet!

Drita-Drenica, dueli që s’bën të humbet!

Dueli që hap xhiron e parafundit të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Drenicës do të jetë i rëndësisë së madhe për të dyja skuadrat. Kjo ndeshje i takon xhiros së 32-të dhe zhvillohet të martën (sot) në stadiumin e qytetit të Gjilanit prej orës 17:00. Përderisa Drita po lufton për titullin e kampionit, Drenica është në garë për të siguruar mbetjen në elitë edhe për edicionin e ardhshëm. Me fitore eventuale, Drita do të bëjë një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit, sukses që për herë të fundit e ka shijuar në edicionin 2018/19. Mirëpo, triumfi i Dritës në të njëjtën kohë do t’i prishte shumë punë Drenicës, ekip që do të udhëtojë në Gjilan me synimin për të arkëtuar një pikë të vetme. Drita prin në tabelë me 65 pikë, një më shumë se Gjilani që zë vendin e dytë dhe dy më pak se Ballkani që është i treti.

Gjilani dhe Ballkani do të përballen në duelin direkt që zhvillohet të mërkurën. Ndërkohë, Drenica është në pozitën e tetë në tabelë me 41 pikë, tri më pak se Trepça ’89 që tash për tash zë vendin e nëntë që dërgon në Ligën e Parë edicionin tjetër. Në rast se Drenica dhe Trepça ’89, mbesin me pikë të barabarta, atëherë “kuqezinjtë” nga Skenderaj do të largohen nga elita për shkak të dueleve direkte që janë në anën e ekipit nga Mitrovica. Drenica ndeshjen e fundit e luan në shtëpi me Dukagjinin, derisa Trepça ’89 i shkon Feronikelit dhe e pret Prishtinën. Duke pasur parasysh gjithë këtë situatë, trajneri i Drenicës, Fadil Rama, ka thënë të hënën për gazetën se ekipit të tij i duhet medoemos një pikë ndaj Dritës.

“Realisht, është ndeshje e rëndësishme si për ne, ashtu edhe për Dritën. Dritës i nevojitet fitorja për titullin e kampionit derisa neve një rezultat pozitiv për mbijetesë. E kemi parasysh cilësinë e Dritës që nuk është rastësisht në pozitën e parë, por ne do të dalim në fushë për rezultat pozitiv. Saktësisht, do të kërkojmë një barazim që edhe na garanton mbetjen në ligë. Nuk duam t’i lëmë gjërat për xhiron e fundit në asnjë mënyrë”, është shprehur Rama. “Jemi të kompletuar dhe kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve. Pres një paraqitje të mirë dhe angazhim maksimal të futbollistëve që tashmë e kanë parasysh rëndësinë e këtij takimi. Jam optimist për të paktën një pikë”.

Superliga – XXXII

E martë (17:00)

Drita – Drenica

(Arbitra: S. Isufi, D. Preniqi, G. Mehmeti, E. Zasella, A. Shala, A. Ejupi)

E mërkurë (17:00)

Gjilani – Ballkani

(Arbitra: T. Maloku, F. Berisha, B. Morina, E. Baliqi, D. Çaka, I. Ceroviku)

Prishtina – Flamurtari

(Arbitra: G. Nuza, E. Zeqiri, B. Selimaj, S. Berisha, G. Shala, M. Bejtullahu)

Feronikeli – Trepça ‘89

(Arbitra: B. Kasumi, B. Këpuska, E. Bicaj, V. Ibërdemaj, Sh. Murtezi, B. Ajeti)

Llapi – Ferizaj

(Arbitra: B. Jahmurataj, F. Jashari, H. Osmani, S. Haziri, A. Halilaj, F. Abrashi)

Dukagjini – Vushtrria

(Arbitra: V. Kastrati, I. Kabashi, L. Muhadri, B. Kabashi, A. Latifi, J. Musolli)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments