No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Besnik Hasi vazhdon kontratën me Al Raed

Besnik Hasi vazhdon kontratën me Al Raed

E kërkonte Fenerbahce madje mediat turke insistonin për kalimin e tij te gjigandët nga Stambolli, por edhe për një tjetër sezon të paktën Besnik Hasi do të qëndrojë larg Europës. Trajneri shqiptar ka rinovuar edhe për një tjetër vit kontratën me Al Raed. Puna e mirë që ka bërë Hasi në klubin e tij në Arabinë Saudite nuk ka mbetur pa u monitoruar nga Fenerbahce që po e merrte seriozisht në konsideratë idenë e afrimit të tij për edicionin e ardhshëm.

Por klubi arab pasi insistoi që Hasi të kthehej dhe të mbyllte seoznin e lënë në mes si pasojë e shpërthimit të pandemisë duke i dërguar në Belgjikë një avion privat për ta marrë bashkë me familjen, i bëri atij një ofertë të përmirësuar financiare në krahasim me atë që kishte përfituar deri tani trajneri. Hasi është pjesë e Al Raed që prej korrikut të vitit 2018-të.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Berat Rexha, zëri kumbues i Dardanëve në çdo stadium

Asnjëherë nuk është e lehtë të gjesh fjalë e të shkruash kur e humb një person me të cilin të lidhin kujtimet...

Kreu i FFK-së ngushëllon Dardanët

Prishtinë, 2 mars, 2021 E nderuara familje e Berat Rexhës! Të nderuar drejtues dhe anëtarë të...

Ndryshon orari i ndeshjes Ballkani – Drenica

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën...

Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze

Pasi kaloi natën në stacionin e policisë Les Corts, Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës, u transferua këtë të martë në mëngjes...

Recent Comments