Skuadra e Dritës me fitoren e sotme i ka vënë në presion dy skuadrat përcjellëse Gjilanin dhe Ballkanin, të cilat nesër do të ballafaqohen në stadiumin e qytetit në Gjilan. Barazimi eventual e shpall automatikisht Dritën kampione, derisa humbja për të dyja skuadrat do të thotë edhe përfundim i ëndrrës për ta fituar titullin.
Megjithatë, atmosfera para kësaj ndeshjeje tejet të rëndësishme në kampin e skuadrës nga Suhareka është fantastike. Një gjë të tillë e dëshmon edhe fotografia e shpërndarë nga presidenti i këtij klubi, Arsim Kabashi në rrjetet sociale, ku skuadra shihet më e bashkuar se kurrë. Numri një i klubit portokalli e ka vendosur foton dhe mbishkrimin “Poker, All in”.