Komuniteti sportiv në Mitrovicë dhe në Kosovë sot ka mar një lajm të hidhur dhe të papritur.
Gjatë ditës së sotme ka vdekur ish futbollisti mitrovicas, Agron Latifi.
Latifi, ka qenë edhe ish-gjyqtar.
Ai ndër vite ka dhënë kontribut për sportin mitrovicas dhe atë kosovar.
Telegram ngushëllimi ka dërguar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në të cilin thuhet:
E nderuar Familje Latifi!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Agron Latifi, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Agron Latifi në komunitetin e futbollit në Mitrovicë njihej si gjyqtar autoritativ i futbollit, por gjeneratat më të vjetra e mbajnë mend atë edhe si portier të dalluar në klubet mitrovicase.
Agroni ishte dashamir i madh i futbollit, ishte i urtë dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve mitrovicas, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së