No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Tirana fiton titullin e 25 kampion në 100-vjetorin e klubit

Tirana fiton titullin e 25 kampion në 100-vjetorin e klubit

Klubi më i titulluar në Shqipëri, Tirana ka fituar titullin kampion për sezonin 2019/20 në Superiore.

Edhe dy javë pa u mbyllur sezoni i rregullt në Superligën e Shqipërisë është mësuar emri i ekipit kampion.

Bëhet fjalë për klubin e madh kryeqytetas, Tiranën, që është shpallur edhe matematikisht kampion i këtij sezoni në javën e 34-të.

Shpalljen kampion para kohe e ndihmoi rivali më i afërt Kukësi, i cili u mposht sot (e diel) mbrëma nga Vllaznia me rezultat minimal 1-0.

Tashmë kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në mbylljen e sezonit, Tirana prinë me 69 pikë, ndërsa Kukësi i dyti ka 62 pikë.

Ky është titulli kampion i 25-të në historinë e Tiranës dhe vjen pikërisht në 100 vjetorin e themelimit të klubit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Manchester United i jep shkelmin përfundmitar, Liverpooli eliminohet nga Kupa

Liverpooli po kalon një moment të errët dhe për t’i dhënë shuplakën përfundimtare mendoi Manchester United. “Djajtë e kuq” fituan me rezultatin 3-2 dhe...

Drita e Prishtina falënderojnë kreun e FFK-së për organizimin e mirë të Superkupës

Ndeshja e djeshme e Superkupës, e cila u zhvillua në Antalia prodhoi lojë dinamike dhe të pëlqyeshme për të gjithë, ku trofeut iu gëzua...

Florent Muslija shënon në fitoren e Hannoverit

Ndeshja ndërmjet Nurnbergut dhe Hannoverit në kuadër të xhiros së 17’të në Bundesliga 2 ka prodhuar shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2:5...

Ballkani i suksesshëm edhe ndaj skuadrës ukrainase

Skuadrat kosovare janë duke zhvilluar miqësore të njëpasnjëshme për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin pranveror. Klubi Futbollistik...

Recent Comments