Xhiro e parafundit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet nesër dhe pasnesër.
Drita – Drenica, do të hap këtë xhiro, me duelin që zhvillohet të martën nga ora 17:00, takim ky që i është besuar gjyqtarëve, Selim Isufi me ndihmësit: Preniqi, Mehmeti, Zasella, Shala e Ejupi.
Kurse, derbi i kësaj jave, Gjilani – Ballkani do të drejtohet nga Tefik Maloku, i ndihmuar nga pesëshja tjetër: Berisha, Morina, Baliqi, Çaka e Ceroviku.
Ndërsa, derbin e kryeqytetit, Prishtina – Flamurtari, i është besuar një prishtinasi, bëhet fjalë për Genc Nuzën.
Më poshtë të deleguarit e plotë:
