No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Robin Gosens në listën e Contes pas performancave fantastike me Atalantan

Robin Gosens në listën e Contes pas performancave fantastike me Atalantan

Robin Gosens është një nga shumë futbollistët që ka spikatur këtë sezon me fanellën e Atalantës, teksa në 37 ndeshje të zhvilluara mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve, ka arritur të shënojë 10 gola dhe të japë disa asiste.

Futbollisti 26-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa mediat gjermane raportojnë se favorit për të marrë shërbimet e tij është Interi, pasi Antonio Conte e sheh si lojtarin ideal për krahun e majtë të mesfushës.

Në të djathtën zikaltrit investuan për Achraf Hakimin, i cili do të ketë si rezervë të parë italianin Antonio Candreva, ndërsa në të majtë është konfirmuar anglezi Ashley Young dhe po kërkohet një emër i ri që të bëjë rolin e titullarit.

Robin Gosens luan prej 3 sezonesh në kampionatin italian dhe ka fituar pjekurinë e duhur tashmë, ndërsa një tjetër aspekt në favor të tij është se gjatë gjithë kohës ka luajtur si mesfushor i majtë në skemën 3-5-2, të njëjtën që aplikon edhe Conte te Interi.

Për kartonin e tij Atalanta kërkon rreth 30 milionë euro, por marrëdhëniet e zikaltërve me bergamaskët janë mjaft të mira dhe gjasat janë që marrëveshja të arrihet për shumë më pak dhe ndoshta të përfshihet edhe huazimi i ndonjë futbollisti të ri.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Chiellini: Interi na dominoi plotësisht

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për betejën e humbur ndaj Interit me rezultat 2-0 ku skuadra e Antonio Contes e...

Recent Comments