Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pasur një takim pune me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Sekretarin e Përgjithshëm Eroll Salihu dhe presidentin e F.C Vushtrria Bajrush Kajtazi.
Temë e diskutimit ishte investimi për Stadiumin e Qytetit të Vushtrrisë, investim i MKRS-së e që do të bëhet sipas standardeve të UEFA-s.
Presidenti i FFK-së shprehu gatishmërinë e FFK-së që të përkrah këtë projekt.
Ekipi profesional i FFK-s137 do të bëjë vlerësim profesional të lokacionit aktual të Stadiumit “Ferki Aliu” dhe do të hartojë një raport për Komunën dhe MKRS-në para se të fillojnë investimet.
Presidenti i FFK-së po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësim nga FFK për investimet që Komuna i ka bërë deri më tani në infrastrukturën e futbollit, si me fushën ndihmëse në “Ferki Aliu” ashtu edhe në ndërtimin dy fushave të mëdha në projekt të përbashkët në Dobërllukë.
Ndërkaq, kryetari Tahiri i rikonfirmoi drejtuesve të futbollit të Kosovës përkushtimin personal dhe të Komunës për të përkrahur maksimalisht klubin e Vushtrrisë dhe shkollat e futbollit në Vushtrri si qerdhe të talenteve të reja në futboll./Futbolli.info