Pas rasteve me koronavirus në klubin e Flamurtarit, janë konfirmuar edhe dy raste në klubin e Drenicës. Bëhët fjalë për kapitenin e skuadrës, Azem Bejtën dhe Hys Tahiri, të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Për Insportin ekskluzivisht e ka konfirmuar kryetarja e klubit, Mihane Kodra.
Presidentjan e Drenicës, Mihane Kodra për të konfirmuar se klubi i Drenicës është prekur nga koronavirusi.
Kodra deklaroi se kapiteni i Drenicës, Azem Bejta dhe Hysen Tahiri janë në gjendje të mirë dhe në vetëizolim.
“Në klubin tonë kemi dy raste me koronavirus. Bëhët fjalë për Azem Bejtën dhe Hysen Tahiri. Bejta ka bërë testin dhe ka rezultuar pozitiv, sot kemi pranuar rezultatin, ndërsa Tahiri nuk është testuar por ka simptoma të forta”.
“Të them të drejtën futbollistët janë të shqetësuar por do t’ia dalim edhe kësaj sfide”, u shpreh ajo.