No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Reagon Ballkani: Na u anulua qëllimshëm goli i rregullt!

Reagon Ballkani: Na u anulua qëllimshëm goli i rregullt!

Ballkani ka reaguar pas barazimit ndaj Prishtinës, duke aluduar anulimin e golit të rregullt të Arbër Potokut.

Goditjen e tij e devijoi Mirlind Daku por pasi topi kishte kaluar vijën e portës, kësisoj ai ishte i rregullt. KF Ballkani në reagimin e tij ia ka bashkëngjitur videon e këtij rasti të shpërndarë në rrjetet sociale nga portali ynë.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Reagim lidhur me ndarjen e drejtësisë gjatë ndeshjes FC Ballkani – FC Prishtina, Java 31, 18.07.2020

Gjatë zhvillimit të minutës së 49’ kur rezultati ishte 2:1 gjyqtari anësor (asistenti i dytë) Imran Kabashi anulon golin e pastërt të Arbër Potoku, me pretendimin se futbollisti Merlind Daku ka prekur topin duke qenë në pozitë jashtë loje. Kjo është e pa vërtet dhe plotësisht tendencioze, pasi që në momentin e prekjes së topit ai ka kaluar vijën fundore në tërësi.

Ku sipas njerës nga regullat themelore të futbollit (arritja e golit të rregullt) konsiderohet atëherë kur topi kalon më tërë perimetrin e tij vijën fundore.

Ky gabim i qëllimshëm ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me ç’rast jemi dëmtuar rëndë.

Nuk është hera e parë që FC Ballkani dëmtohet kur ndan drejtësinë gjyqtari Gramos Shala, ju kujtojom mos akordimin e penaltisë në javen e 17 ndaj FC Vushtrria, në Vushtrri.

Duke parë nivelin e referimit të disa gjyqtarëve dhe zhvillimet e fundit të ndarjes së drejtësisë, do të kërkojmë nga organi kompetent FFK që të angazhojmë gjyqtar të huaj”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments