No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Krasniqi: Ballkani ishte skuadra më e mirë në Superligë gjatë gjithë vitit

Krasniqi: Ballkani ishte skuadra më e mirë në Superligë gjatë gjithë vitit

Trajneri i shquar, Ramiz Krasniqi ka analizuar ndeshjen Ballkani-Prishtina, derisa e ka cilësuar si një ndeshje të bukur por rezultati nuk i konvenoi asnjërës skuadër.

Gjithsesi, lufta për titull mbetet ashpër për Ballkanin pasi tash duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura.

“Ky barazim i komplikon shanset për titull pasi i ka humbur 2 pika. Unë mendoj se gjatë gjithë vitit Ballkani ka qenë skuadra më e mirë dhe ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira, rezultate dhe lojë të bukur, duke i motivuar edhe kundërshtarët të luajnë mirë” ka thënë Krasniqi në “Arena Sportive” në RTK.

“Ballkani është një ekip simpatik dhe i mirë, por e ka kapur një krizë nga përfundimi. Kanë lojë të mirë por nuk po kanë rezultat pasi nuk po i finalizojnë rastet”.

“Sa i përket ndeshjes me Prishtinën jam kënaqur së pari si shikues dhe nga aspektin profesional kam parë një ndeshje fantastike, pasi kishte vrapim, përkulim të topit. Pra kishte gjithçka që kërkohet nga loja e futbollit”.

“Unë shpresoj se edhe skuadrat tjera të luajnë në këtë formë siç luajtën Ballkani e Prishtina. Është shembull fantastik ”, ka përfunduar Ramiz Krasniqi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Recent Comments