No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Rrëfimi i Sahitit: I lindur në Beograd, ishte pranë Maqedonisë, luan në...

Rrëfimi i Sahitit: I lindur në Beograd, ishte pranë Maqedonisë, luan në Poloni, synon Kosovën

Futbollisti Suad Sahiti ka dhënë së fundi një intervistë për sajtin polak “pilkarskie-balkany.pl”, ndërsa intervista e tij është përcjellë edhe nga sajti i njohur serb, “b92.net”. Mesfushori 25-vjeçar është i lindur në Beograd, ndërsa kur është pyetur për shtëpinë e tij, sipas sajtit polak, ka thënë se është Beogradi. Pikërisht këtë pjesë e ka shfrytëzuar sajti beogradas për të shkruar shkrimin me titullin: “Reprezentuesi i të ashtuquajturës Kosova: Shtëpia ime është Beogradi”.

Sahiti, që ka një paraqitje për Kosovën, është pjesë e skuadrës polake, Wisla Plock. Në të kaluarën ka luajtur edhe për Rabotniçkin e Shkupit, kurse ishte pranë përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. E ka edhe pasaportën e Maqedonisë së Veriut.

Sahiti ka luajtur te Hajvalia, Rabotniçki, Skënderbeu, AE Larissa në Greqi, Septemvri Sofia në Bullgari. Prej vitit të kaluar është te Wisla Plock në Poloni.

“Shtëpia juaj është…?”

Në këtë formë ka nisur intervista e sajtit “pilkarskie-balkany.pl” me Sahitin.

“Në Beograd. Jam i lindur dhe i rritur atje. Por po ashtu kam një apartament dhe familje në Prishtinë. Është shtëpia ime e dytë. Muajt e fundit nuk ishin të lehtë. Është plotësisht ndryshe kur jetoni i vetëm, larg prej të dashurve. Qartë se ishte vështirë të adaptohem fillimisht. Të qëndroj vazhdimisht në shtëpi. Është mirë që jemi kthyer relativisht shpejt në stërvitje”, është përgjigjur Sahiti, sipas sajtit polak.

“Si është puna me pasaportat tuaja?”, ishte pyetja tjetër për Sahitin.

“Natyrisht, unë kam shtetësi të Kosovës. Po ashtu kam pasaportë të Maqedonisë. Kur kam luajtur atje, për dy-tri vjet, kam pranuar sinjale të veçanta se ata më duan në ekipin e tyre nacional. Atë kohë Maqedonia ishte në Evropianin e të rinjve. Jam pajtuar, ‘pse mos të provojë’. Rregullat e sotme lejojnë të ndryshosh përfaqësuesen në atë fazë. Dy herë kam qenë në kampet përgatitore të të rinjve, por ka pasur problem me dërgimin e dokumentacionit. Ai është dërguar shumë vonë dhe unë nuk kam mundur të luaj në ndeshje. Prapë ishte një aventurë interesante, pas paraqitjeve me të rinjtë e Kosovës, Shqipërisë. Ishte një mundësi për të luajtur për Maqedoninë. Megjithatë e kam pranuar pasaportën dhe ende e shfrytëzoj”, ka theksuar Sahiti.

Ai kishte luajtur për Kosovën më 13 nëntor të vitit 2017 ndaj Letonisë. Ishte aktivizuar në vend të Bernard Berishës.

“Është e qartë se ëndrra e secilit është të luaj për ekipin nacional. Liga polake është vend i mirë për të dëshmuar veten para selektorit. Do të ishte më e lehtë nëse do të luaja për 90 minuta në secilën ndeshje. Nëse do të kishim edhe rezultate të mira, pse të mos ftohem. Por së pari duhet të tregojë anën time më të mirë, të fillojë të luaj. Kam qenë në kontakt me stafin gjatë tërë kohës. Problemi është koha e shkurtër e kaluar në fushë. Duhet të shmang lëndimet dhe të besoj se do të filloj të luaj më shumë. E di që duhet të jap 100 për qind apo edhe 200 për qind në klub për të qenë në gjendje që të flas për ekipin përfaqësues më vonë”, ka thënë Sahiti.

Ai ka treguar për zhvillimin e Kosovës, lojtarët dhe për sfidat e ardhshme. Sahiti shpreson që Kosova do të kualifikohet në Evropian.

Sahiti ka thënë se nuk i intereson politika. Ka treguar se ka shokë serbë e shqiptarë. Nuk i ndanë njerëzit në bazë të nacionalitetit. Thotë se në gjithë Ballkanin njerëzit janë të shkëlqyeshëm. Sipas Sahitit, e rëndësishme është që të bëhet fjalë për njerëz të mirë.

Sahitit i është kërkuar edhe të bëjë krahasimin e Beogradit me Prishtinën.

“Të gjithë e dimë si është Beogradi. Një qytet i madh, plot me mundësi në të cilin jetojmë mirë. Çdo gjë që duhet është atje. Prishtina është qytet më i vogël, por unë ndihem shumë mirë atje. Unë jam kosovar. Kam shumë shokë të mirë atje. Mund të flas për të gjitha, për gjëra të mira e të këqija, në gjuhën amtare”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Një portier francez në prova te Ballkani

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe...

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

Recent Comments