No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Nuhiu: Pavarësisht humbjes titulli është ende në duart tona

Nuhiu: Pavarësisht humbjes titulli është ende në duart tona

Java e 31-të e Superligës së Kosovës në futboll ashtu siç është pritur ka sjellë disa ndeshje të jashtëzakonshme dhe mjaft interesante.

Padyshim vëmendja ishte Gjilan aty ku u ballafaquan Drita e Gjilani e cila mbyllet me rezultat 0:2 për ta ndezur maksimalisht luftën për titull. Sebino Plaku dhe Adenis Shala ishin shënuesit te Gjilani në këtë fitore.

Megjithatë, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se skuadra e tij luajti shumë mirë pavarësisht disfatës.

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Kishim iniciativën dhe krijuam rastet. Por, në pjesën e dytë gjërat ndryshuan. Goli i parë i pranuar në disbalancoi në lojën tonë dhe pastaj erdhi edhe goli i dytë. Pavarësisht mungesave që kishim bëmë një ndeshje të mirë dhe unë dua që t’i përgëzoj çunat për këtë arritje”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Tekniku i Dritës beson se titulli i kampionit ndodhet në duar të ‘bardhekaltërve’, ndërkohë fokusi tashmë do të jetë në ndeshjen e radhës ndaj Drenicës.

“Presion nuk kemi aspak, pasi që ndodhemi në pozitën e parë dhe gjithçka varet nga ne. Tashmë do të përqendrohemi në ndeshjen e radhës ndaj Drenicës”, përfundoi Nuhiu.

Pavarësisht disfatës Drita vazhdon në krye të klasifikimit me 65 pikë, një më shumë se Gjilani që ndodhet në pozitën e dytë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Një portier francez në prova te Ballkani

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe...

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

Recent Comments