Grumbullimi i 22 skuadrave të NBA-së në një kampus të vetëm ka bërë që mes tyre të nisë një luftë nervash. Kjo gjë kuptohet nga numri i konsiderueshëm i telefonatave anonime që vijnë në numrin e vënë në dispozicion nga NBA për të denoncuar personat që shkelin rregullat anti-Covid.
Në këtë numër telefoni mund të telefonojnë vetë lojtarët, trajnerët apo punonjësit, për të sinjalizuar të gjithë ata që shkelin rregullat apo i evitojnë ato, gjatë kohës që ndodhen të grumbulluar në Orlando.
Në 24 orët e fundit telefonatat kanë qenë të shumta. Mes baskebollistëve që janë dënuar për shkelje të rregullave është edhe Dwight Howard i Lakers, fajtor se nuk mbante maskë teksa ecte në hotel. Lajmin e konfirmoi vetë Howard në një konferencë për shtyp.
Por ka edhe nga ata që e përdorin këtë linjë telefonike për të fituar titullin kampion në NBA. Trajneri i Clippers, Doc Rivers, tha se ka sinjalizuar LeBron James që ka shkelur rregullat dhe se së shpejti do të sinjalizojë trajnerin e Spurs, Gregg Popovich.
“Po përpiqem t’i përfshij të gjithë, që të dënohen sa më shumë dhe skuadra ime të jetë më e kompletuara në fushë”, tha Rivers.