Hellas Verona ka konfirmuar se Marash Kumbulla po vuan nga një tërheqje muskulore e shkallës së parë në këmbën e djathtë. Një lajm i keq për trajnerin Ivan Juric që nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin në ndeshjen kundër Atalantës.
Klubi italian ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me dëmtimin e mbrojtësit tonë. Kumbulla duhet të qëndrojë pushim deri sa të kalojë këtë problem muskulor. Ai ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të Veronës.
Shqiptari me shumë mundësi sezonin tjetër do të shohë për të lëvizur në një ekip tjetër. Lazio dhe Interi janë në garë për 20-vjeçarin, ndërsa kryeqytetasit duken më afër shtatlartit tonë.