No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Hidhet shorti, kampioni i Kosovës kundër kampionit të Andorës

Hidhet shorti, kampioni i Kosovës kundër kampionit të Andorës

Është hedhur sot shorti i fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, në të cilën merr pjesë edhe kampioni i Kosovës.

Kampioni ynë do të takohet në gjysmëfinale me kampionin e Andorrës.

Në çiftin tjetër gjysmëfinal takohen kampioni i San Marinos dhe ai i Irlandës së Veriut.

Dy ndeshjet e para përcaktojnë fatin e dy gjysmëfinaleve, derisa më pas do të luhet edhe finalja.

Ndonëse në disa vende ende nuk dihet kampioni apo skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, deri më 3 gusht është afati kur do të dërgohet lista me emrat e pjesëmarrësve.

Raundi preliminar është një mini-turne me gjysmëfinale që nis nga 8 gushti, derisa finalja luhet më 11 gusht.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Nyon të Zvicrës

Fituesi i raundit preliminar do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm që nis nga 18 dhe 19 gushti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali kthehet te fitorja, një super Benzema nderon Zidane

Real Madridi u rikthye te fitorja në transfertë kundër Alavesit për 4-1. Ekipi madrilen u rikthye te fitorja pas shumë problemeve dhe eliminimit nga...

Shpërthen Koeman: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni trajner

Barcelona, pasi ka humbur Superkupën e Spanjës dhe ka rrezikuar shumë në Kupën e Spanjës, kthehet të përqendrohet në kampionat. Nuk është kurrë një moment...

Ibrahimovic: Sot na kanë munguar shumë gjëra

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milan-it, ka dhënë një intervistë për Sky pas humbje me Atalanta-n. “Sot kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të...

Pioli shpjegon çfarë ndodhi kundër Atalantas dhe përgatitet për një natë pa gjumë

“Besoj se është e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim. Atalanta e ka merituar fitoren. Ne e nisëm shumë mirë, është për...

Recent Comments