No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dragusha: Kënaqësi t’i shohësh këto dy ekipe e sidomos këtë herë kur...

Dragusha: Kënaqësi t’i shohësh këto dy ekipe e sidomos këtë herë kur luftohet direkt për titull

Java e 31-të e Superligës së Kosovës në futboll mund të përcaktojë gjithçka sa i përket këtij edicioni.

Padyshim, vëmendja është në Gjilan aty ku zhvillohet derbi i madh shqiptar ndërmjet Dritës e Gjilanit, dy skuadra këto nga Anamorava që po e kërkojnë titullin e kampionit.

Një fitore e Ditës pothuaj do të sqaronte gjthçka, ndërsa çdo rezultat tjetër vetëm sa do ta ndezë në maksimum garën.

Ish futbollisti i njohur, Muhamet Dragusha e ka parashikuar këtë ndeshje derisa ka thënë është kënaqësi kur këto dy skuadra takohen në kohën kur të dyja po e kërkojnë titullin e kampionit.

“Mendoj qe është prej derbive më të madh në Kosovës. Është gjithmonë kënaqësi t’i shohim këto dy ekipe e sidomos këtë herë kur luftohet direkt për titull pasi të dyja janë afër dhe kanë mundësi të artë të stolisën me vendin e parë”, ka thënë Dragusha për “Zeri.info”, duke shtuar.

“Drita ka një hapa para por nuk guxon të gabojë dhe t’i bëjë tre hapa mbrapa, këtë e kemi vërtetuar se ajo dinë t’i menaxhojë këto situata në mënyrën më të mirë, anën psikologjike e kanë në nivel dhe të kontrolluar mire, pastaj forma e tyre është e lartë, stafi me autoritet po e udhëheq ekipin dhe mendoj që kanë shanse që për një kohë të shkurtër të shpallën përsëri kampion.

Në anën tjetër Gjilani një ekip me përvojë, jo stabil në rezultate e as në formën e lojtarëve, por kohëve të fundit, kur atyre ju duhet më së shumti kanë arritur kulmin e lojës dhe rezultateve dhe me plot meritë garojnë dhe e pretendojnë titullin kampion.

Gjilani ka shumë lojtarë të huaj dhe me eksperiencë por dhe vendorë e kualitativë, bëjnë që nesër të mendojnë se mund t’ia dalin me një fitore dhe të garojnë edhe në dy ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Dragusha duke vlerësuar se në garë për titull janë tri skuadra dhe vetëm ndeshja fundit mund të përcaktojë zbardhë kampionin.

“Në garë janë 3 ekipet e para në tabelë dhe secila ka gjasat e veta, kjo gjiro e largon edhe një kandidat nga titulli dhe mbesin 2 po mund të ndodh edhe 1, d.m.th kjo javë përcakton shumëçka për luftën e të parit”, ka përfunduar Dragusha.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments