Manchester United i ka vendosur çmim sulmuesit Alexis Sanchez. “Djajtë e kuq” janë gati që ta shesin tek Interi dhe më shumë se sa për çmimin e kartonit ata duan të çlirohen nga rroga e tij marramendëse.
Anglezët duan 20 milionë euro për kartonin e kilianit. Ziklatrit nga krahu tjetër po e mendojnë diçka të tillë. Ata duan që të mbajnë 31-vjeçarin në Serie A sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, por nga krahu tjetër nuk duan të paguajnë shumë.
Sulmuesi duhet të pranojë uljen e rrogës, ndërsa trajneri Antonio Conte u ka kërkuar drejtuesve të gjejnë gjuhën e përbashkët me futbollistin. Solskjaer sugjeroi që të rikthehej në janar që ta rintegronte me ekipin, por Sanchez preferoi të qëndronte në Itali.