No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Reali fiton titullin e 34-t në Spanjë, Barcelona e mbyll me humbje...

Reali fiton titullin e 34-t në Spanjë, Barcelona e mbyll me humbje ndaj Osasunas

Real Madridi ka thyer dominimin e Barcelonës duke fituar zyrtarisht titullin kampion në Spanjë. Ekipi madrilen fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Villarrealit dhe kaq mjaftoi për të shpërthyer festa në kryeqytetin spanjoll. Zinedine Zidane riktheu titullin e munguar prej sezonit 2016-17 kur madrilenët e fitonin për herë të fundit.

“Los Blancos” kanë vuajtur shumë këtë sezon, pasi kanë patur shumë oshilacione por në fund çojnë titullin lart për të 33 herë në histori. Heroi i madrilenëve ishte Karim Benzema që shënoi dy gola në ndeshjen e sotme. Ai hapi ndeshjen në minutën e 29′ pas një pasimi të saktë nga Modric. Sulmuesi nuk gaboi duke çuar topin në rrjetë për 1-0. Rezultat ky që mbylli dhe 45 minutat e para.

Pjesa e dytë solli dhe golin e qetësisë për vendasit. Ata shënuan me penallti në minutën e 77′ po me Benzemanë. Ramos u pengua në zonë, por kapiteni nuk e gjuajti vetë. Ai ia dha Benzemasë që ndjek Messin për Këpucën e artë. Benzi ka momentalisht 21 gola, kundrejt 23 të Messit. Miqtë ngushtuan rezultatin me anë të Iborras, por një gol që mbeti vetëm për statistikë. Në fund të sfidës, Asensio gjeti rrjetën për 3-1 në të 90’+5′ minutë, por VAR e hoqi golin.

Barcelona humbi në shtëpi 1-2 kundër Osasunas në Camp Nou. Katalanasit dukeshin të dorëzuar për titullin kampion, madje rrezikonin dhe të humbisnin sfidën. Miqtë shënuan të parët me anë të Joses në minutën e 15′. Goditja e tij mposhti Ter Stegen dhe mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-1. Lionel Messi reagoi me një supergol në të 62′ nga një goditje dënimi. Argjentinasi barazoi rezultatin në 1-1, por që nuk vleu. Torres shënoi për Osasunan në të 90’+4′ dhe i dha fitoren miqve për 1-2.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Malisheva i vë zjarrin merkatos në futbollin kosovar

Skuadra pretendente për inkuadrim në Superligë sapo ka zyrtarizuar shtatë super përforcime, shkruan Olle. Lajmi për Viktor Kukën që...

Recent Comments