No menu items!
Ballina KRYESORE Ministrja Dumoshi takoi Edon Zhegrovën

Ministrja Dumoshi takoi Edon Zhegrovën

Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot yllin e Kosovës, Edon Zhegrova që po qëndron në Kosovë për pushime.

Dumoshi ka shkruar se Zhegrovën e njeh qysh moti.

“Sot, takova futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili luan në Zvicër.

Edonin e njoh që kur ishte fëmij, prej atëherë vërehej dukshëm talenti i madh i tij në futboll. Arritjet e Edonit në futbollin evropian, na japin motiv që t’i përkrahim talentët e rinj në futboll, e që në Kosovë janë të shumtë.
Emri i Edon Zhegrovës dhe shumë futbollistave tjerë na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre nëpër fushat e futbollit botëror.

Në takim ishte edhe kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, të cilin e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që i japin përfaqësueses tonë sa herë ajo luan brenda apo jashtë vendit. Tifozët janë lojtari i 12-të në fushë dhe ata japin motiv për të shënuar fitore.

Kosova promovohet vazhdimisht përmes sportit, kulturës dhe artit, ndërsa unë si ministre do t’i përkrah pa rezervë të gjithë talentët kosovar”, thuhet në postimin e Ministres Dumoshi në llogarinë e saj në Facebook.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments