No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ambasadori gjerman në takim me Ademin e Salihun; Jam bërë fans i...

Ambasadori gjerman në takim me Ademin e Salihun; Jam bërë fans i Kombëtares së Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë ka pritur sot presidentin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu. Ai ka përgëzuar presidentin Ademin për punën e mirë që ka bërë në krye të FFK-së, teksa theksoi që Kombëtarja e Kosovës me paraqitjet e treguara e ka bërë atë fans të saj. Tutje ambasadori gjerman i inkurajoi presidentin Ademin dhe sekretarin e përgjithshëm Salihu që të vazhdojnë me punën e mirë dhe me avancimin e futbollit në Kosovë. Ndërkaq, presidenti Ademi e falënderoi ambasadorin Heldt për përkrahje dhe për qëndrimin e tij të drejt dhe bashkëpunues, ashtu siç janë edhe marrëdhëniet me DFB-në, ku Rainer Milkoreit është edhe ambasador nderi i Kosovës dhe përgjegjës për Kosovën në DFB. Presidenti Ademi e falënderoi edhe shtetin gjerman dhe DFB-në që mundësojnë funksionimin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe klubeve shqiptare atje, teksa përmendi edhe komunitetit tonë atje dhe talentet e shumta dhe familjet e tyre që bëjnë gjithçka për ta lartësuar emrin e Kosovës. Presidenti Ademi theksoi tutje se së fundmi FFK ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi edhe me Unionin e Biznesit Shqiptar në Gjermani, derisa një mbështetje të vazhdueshme e ka pasur nga përfaqësuesit e FFK-së, Ruzhdi Statovci me FFSHGJ, vëllezërit Shoshi dhe Fekmi Kongjeli.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments