No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Simeone ironik: Në La Liga vetëm dy skuadra mund ta fitojnë titullin!

Simeone ironik: Në La Liga vetëm dy skuadra mund ta fitojnë titullin!

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur rreth objektivave të ekipit të tij në këtë sezon. Në konferencën e zakonshme përpara duelit të së nesërmes kundër Getafes në transfertë, argjentinasi u shpreh se fundi i kampionatit spanjoll dihet. Ai shtoi se vendi i tretë duhet të konsiderohet arritje për ekipin e tij, duke thumbur kështu dy gjigantët spanjollë të Realit dhe Barcelonës.

‘’Mendoj se pritshmëritë duhet të jenë gjithmonë sa më të larta. Ne jemi të parët që kërkojmë shumë nga vetja, por fatkeqësisht luajmë në një kampionat ku janë vetëm dy ekipe që shpallen zakonisht kampionë. Në vendet e tjera është vetëm një ekip. Franca ka PSG-në, Italia ka Juventusin, ndërsa ne kemi Realin dhe Barcelonën,’’ deklaron Simeone duke ironizuar me rivalët e tij.

‘’Që nga rikthimi në fushë nga pandemia, Reali ka fituar nëntë ndeshje nga nëntë të tilla dhe janë shkëputur gjashtë pikë të tjera përpara nesh. Sigurisht që gjatë kampionatit dhe ato mund të humbasin një ndeshje, pasi në fund të fundit futboll është. Gjithsesi ne po mundohemi t’i konkurojmë ato dhe po përpiqemi që klubi jonë të ecë përpara,’’ mbyll ‘’El Cholo’’.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kreu i FFK-së ngushëllon Dardanët

Prishtinë, 2 mars, 2021 E nderuara familje e Berat Rexhës! Të nderuar drejtues dhe anëtarë të...

Ndryshon orari i ndeshjes Ballkani – Drenica

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën...

Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze

Pasi kaloi natën në stacionin e policisë Les Corts, Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës, u transferua këtë të martë në mëngjes...

Schalke 04 shkarkoi trajnerin e radhës, Mustafi udhëhoqi “revoltën”

Schalke 04 në këtë sezon po përjeton periudhë shumë të vështirë. Ata renditen në vendet e fundit dhe në këtë situatë, që...

Recent Comments