No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Rummenigge: Keqardhje për Dembélé, një nga lojtarët e mi të preferuar 

Rummenigge: Keqardhje për Dembélé, një nga lojtarët e mi të preferuar 

Karl-Heinz Rummenigge, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bayern Munich, legjendë e futbollit gjerman dhe botëror, pati fjalë lavdërimi për francezin e ​​Ousmane Dembélé, i cili ka qenë jashtë veprimi që nga shkurti për shkak të një dëmtimi të rëndë të muskujve të këmbës.

Në një intervistë për “France Football”, Rummenigge kujton se ishte i kënaqur me lojën e Dembélé, kur luajti për Borussia Dortmund, rivalin kryesor të bavarezëve në vitet e fundit të Bundesliga. “Kur ishte në Dortmund (sezoni 2016-2017), më pëlqente ta shikoja duke luajtur Ousmane Dembélé. Ai ishte një nga lojtarët e mi të preferuar”, – tha ai. Drejtuesi i lartë i Bayernit kujton se francezi ishte arkitekti i Dortmundit, që eliminoi skuadrën bavareze në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë me një gol të shkëlqyeshëm. Borussia fitoi trofeun kundër Eintracht Frankfurt.

Që kur u transferua te Barcelona, ​​Dembélé mezi ka mundur t’i shfaqë cilësitë e tij për shkak të numrit të madh të dëmtimeve të muskujve, që ka pësuar. Një fakt që e trishton Rummenigge: “Që kur u nis për te Barcelona, ​​më vjen keq të them se përparimi i tij është ngadalësuar për shkak të shumë lëndimeve”. Ousmane aktualisht po rikuperon një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë. Verën e kaluar, Bayern Munich studioi mundësinë e huazimit të Dembélé për sezonin 2019-2020, por në fund zgjodhi brazilianin Philippe Coutinho, gjithashtu nga Barcelona.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Recent Comments