Milot Rashica është drejt transferimit te RB Leipzig.
Tashmë e përditshmja gjermane, ‘Bild Sport’ shkruan se ylli vushtrrias ka refuzuar dy skuadra të mëdha.
Bëhet fjalë për AC Milan dhe Liverpool, që sipas raportimeve deri më tani kanë dashur shërbimet e kosovarit.
Rashica, me gjasë ka pranuar ofertën personale të Leipzigut.
Ndërsa, detajet e fundit duhet të zgjidhen në mes të dy klubeve gjermane.