No menu items!
Ballina KRYESORE Prekazi: Favoriti për titull? Topi është i paparashikueshëm!

Prekazi: Favoriti për titull? Topi është i paparashikueshëm!

Superliga e Kosovës në futboll ka hyrë në fazën finale.

Kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje për t’u sqaruar gjithçka si në luftë për titull ashtu edhe në luftë për mbijetesë.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Rafet Prekazi i cili aktualisht udhëheq Përfaqësuesen e Kosovës U21, në një intervistë për “Zërin”, ka parashikuar këto tri javët e mbetura, derisa nuk ka pranuar ta jap skuadrën favorite pasi siç deklaron ai, “Topi është i paparashikuar”.

Drita, Gjilani e Ballkani janë tri skuadrat që po luftojnë për titull, derisa Flamurtari, Drenica e Trepça’89 për ekzistencë (Ferizaj, Dukagjini e Vushtrria tashmë janë përshëndetur).

“Është për mirë për futbollin e Kosovës që ka ardhur kjo situatë, ku tri javë pa përfunduar kampionati, tri skuadra janë në luftë për titull, rivalitet që nuk ka asnjë shtet në Ballkan”, ka thënë Prekazi”.

“Se kush më shumë ka gjasa për titull nuk mund të them asgjë. Gjasat i kanë të gjitha këto tri ekipe dhe le t’i matin forcat mes veti. Unë them se të tri këto skuadra që janë lart në tabelë, secila që arrin të bëhet kampion, nuk mund të them qe nuk e ka merituar titullin. Personalisht, nuk preferoj të jap emra sepse kanë mes veti lojë dhe topi është i paparashikuar”, vlerësoi trajneri nga Mitrovica, Rafet Prekazi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments