No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Milan përmbys Parman dhe kthehet te fitorja, Bologna ndal Napolin 

Milan përmbys Parman dhe kthehet te fitorja, Bologna ndal Napolin 

Milan është kthyer te fitorja në kampionat barazimit 2-2 të marrë në fushën e Napoli-t tri ditë më parë. Skuadra e Pioli-t ka mundur 3-1 me përmbysje Parma-n në shtëpi.

Verdheblutë kanë kaluar në avantazh në minutën e 44-të të pjesës së parë më Kurtic, ndërsa reagimi i vendasve ka ardhur në harkun e katër minuta në pjesën e dytë.

Franck Kessie ka barazuar shifrat në të 55-ën me një predhë nga distanca dhe Romagnoli ka kompletuar përmbysjen në të 59-ën me një goditje të bukur me  kokë.

Në minutën e 77-të ka ardhur edhe goli që i ka sigurua fitoren milanezëve dhe që është realizuar nga Calhanoglu, i cili ka gjetur rrjetën me një goditje perfekte nga jashtë zone.

Kjo fitore e çon Milan-in në 53 pikë, vetëm një larg Roma-s së vendit të pestë që garanton kualifikimin në fazën me grupe të Europa League, por verdhekuqtë kanë një ndeshje më pak.

Një tjetër lajm i mirë për kuqezinjtë ka ardhur nga Bologna, ku Napoli, një rival i drejtpërdrejtë i kuqezinjve në garë për një vend në Europë, nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1.

Manolas (7′) ka kaluar në avantazh “axurrët”, ndërsa Barrow (80′) ka shënuar golin e barazimit 1-1.

Ndërkohë, Sampdoria ka mundur 3-0 në shtëpi Cagliari-n dhe ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt sigurisë së mbijetesës. Golat e ndeshjes janë shënuar nga Gabbiadini (8′) dhe Bonazzoli (40′, 54′).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments