Klubi futbollistik “Istogu” njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Ballkanit, për huazimin e futbollistit nga Kameruni, Effa Lazare Tristan Dylan.
Effa është 19 vjeçar, këmbëshpejtë, pozita e tij natyrale është sulmues anësor. Ka qenë pjesë e kombëtares së grupmoshave të reja të Kamerunit.
Në sezonin e fundit Effa ishte lojtari më i dalluar tek juniorët e Ballkanit. Ju kujtojmë që Ballkani në kategorinë e juniorëve është shpallur kampion i Kosovës.
Futbollisti i ri nga Kameruni, Effa në Istog është huazuar nga Ballkani për një vit.