No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Berbatov sulmon ashpër yllin e Realit: Është më mirë që të largohet

Berbatov sulmon ashpër yllin e Realit: Është më mirë që të largohet

Gareth Bale nuk po kalon një periudhë të mirë.

Uellsiani duket se është jashtë planeve të Zinedine Zidane dhe fotografitë që e kanë kapur teksa fle gjumë në stol kanë zemëruar tifozët e Real Madrid në të gjithë botën.

Qëndrimi i Bale është konsideruar si një mungesë totale respekti dhe i këtij mendimi është edhe një ish-lojtar i Manchester United si Dimitar Berbatov.

Ish-sulmuesi bullgar ka folur për sjelljen e Bale në një intervistë të dhënë për AS: “Jam çmendur kur e kam parë. Nuk mund ta besoja se ishte ulur aty në atë mënyrë me maskën të pozicionuar sikur po flinte”.

“E gjithë kjo është një mungesë e pabesueshme respekti dhe profesionalizmi kundrejt Real Madrid. Ka ekzagjeruar. Po të isha një tifoz i Real-it, do të isha shumë i zemëruar, është më mirë që të largohet. Nuk do ta mbështesja kurrë një sjellje të tillë”, ka thënë Berbatov.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Chiellini: Interi na dominoi plotësisht

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për betejën e humbur ndaj Interit me rezultat 2-0 ku skuadra e Antonio Contes e...

Recent Comments