No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: UEFA më përkrah në kryerjen e funksionit, asnjëherë nuk ka kërkuar...

Ademi: UEFA më përkrah në kryerjen e funksionit, asnjëherë nuk ka kërkuar dorëheqjen time

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar ndaj lajmit të portalit “Gazeta Metro”, për kërkesën e UEFA-s për dorëheqje të presidentit të shtëpisë së futbollit kosovar, Agim Ademi.

Më poshtë është reagimi i FFK-së në emër të presidentit Agim Ademi:

Federata e Futbollit e Kosovës reagon ndaj lajmit spekulues të portalit “Gazeta Metro”, për kinse kërkesën e UEFA-s për dorëheqje të presidentit Agim Ademi.

Me këtë rast presidenti Ademi deklaron se:  Vazhdimisht kam qenë dhe jam në kontakt të drejtpërdrejt me organet e UEFA-s dhe çdo herë jam konsultuar për rastin tim gjyqësor dhe UEFA në çdo hap ka qenë e informuar mbi ecurinë e procesit.

Përkundër faktit se kam e ndje veten të pafajshëm gjithmonë kam besuar në drejtësi dhe për këtë arsye e kam kërkuar të drejtën time legjitime deri në instancën e fundit gjyqësore, me ç’rast jam duke e pritur vendimin përfundimtar. Për këtë është e informuar edhe UEFA, e cila asnjëherë nuk ka kërkuar dorëheqjen time.

Organet e UEFA-s më kanë përkrahur në ushtrimin e funksionit tim dhe të kërkoj të drejtën time deri në fund të procesit. Këtë gjë ma kanë mundësuar edhe KE dhe të gjitha Lidhjet Rajonale të futbollit, me çka i falënderoj  për mbështetjen dhe për mundësinë e dhënë.

Prandaj, lajmet e tilla spekuluese kanë për qëllim destabilizimin e federatës dhe sjelljes në konfuzitet të klubeve, të njerëzve të futbollit dhe organeve të futbollit në fund të këtij edicioni futbollistik.

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Chiellini: Interi na dominoi plotësisht

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për betejën e humbur ndaj Interit me rezultat 2-0 ku skuadra e Antonio Contes e...

Recent Comments