No menu items!
Ballina KRYESORE Reali vuan, por fiton në Granada

Reali vuan, por fiton në Granada

Real Madrid ka vuajtur shumë në stadiumin ‘Nuevo Los Carmenes’ kundër Granadas, por në fund arriti të marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Pas një loje mjaft interesante dhe dramatike deri në fund, Los Blancos triumfuan me rezultat 2:1.

Dy golat madrilenët i shënuan në minutat e para të ndeshjes me anë të Ferland Mendy (10’) dhe Karim Benzema (16’).

Por Granada ia doli të ngushtonte diferencën me të filluar pjesa e dytë, kur Marchis (50’) mposhti Thibaut Courtois.

Pas këtij goli vendasit u munduan maksimalisht të shënonin edhe golin e barazimit, por me gjithë rastet e krijuara nuk ia dolën, megjithëse në një rast hero i madrilenëve ishte Sergio Ramos që e dëboi topin nga vija fatale.

Skuadra e Zinedine Zidane tashmë është vetëm tre pikë larg titullit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, duke tubuar 83 pikë, derisa Granada mbetet në pozitën e 10 me 50 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Zvicra po bën presion të madh për Andi Zeqirin, zbulohet kur mund t’i bashkohet përfundimisht Kosovës

Sulmuesi kosovar i Brightonit, Andi Zeqiri po vazhdon të jetë prej çështjeve më të përfolura nga mediet kosovare dhe ato zvicrane.Ai vazhdimisht ka qenë...

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Recent Comments