No menu items!
Ballina SHOWBIZZ Një gabim i motrës së CR7 fut në telashe familjen

Një gabim i motrës së CR7 fut në telashe familjen

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet djali 10-vjeçar i “yllit” të Juventusit mbi një motor uji (jet ski) në Paul do Mar, në jug të ishullit Madeira.

Edhe pse e ka fshirë shumë shpejt videon, nuk u ka shpëtuar syve të mprehtë, që e kanë ruajtur menjëherë. Autoritet në Portugali kanë hapur një hetim për rastin në fjalë, pasi është e pakonceptueshme që një djalë 10-vjeçar të ngasë një motor uji, pasi, përveçse jetën e tij, rrezikon edhe të të tjerëve.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, gjobat për personat që ngasin pa licencë mjete të tilla ujore shkojnë nga 13 mijë deri 67 mijë dollarë.

Shefi i policisë lokale, Guerreiro Cardoso, ka konfirmuar se ka nisur një hetim, pavarësisht se videoja u zhduk shumë shpejt nga rrjetet sociale, duke kujtuar se për të patur patentë për motorët e ujit është e detyrueshme të jesh në moshë madhore (që sigurisht është shumë më tepër se 10 vjeç).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën...

Kapiteni i Kosovës U-19 në pritje të debutimit në Superligën turke

Veton Tusha në fillim të muajit bëri hapin e madh në karrierë. Nga Vardari i Shkupit kompletoi transferimin te Denizlispori, skuadër që...

Recent Comments