Marash Kumbulla është njëri nga emrat më të përfolur në tregun e futbollit. Futbollisti shqiptar me performancën e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Itali e më gjerë. Kumbulla vlerësohet si xhevahiri i Veronës, klub i cili pas shitjes së futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani dhe marokenit Sofyan Ambrat, po synon që me çdo kusht ta mbajë atë në skuadër. Vlera e Kumbullës në treg aktualisht është rreth 30 milionë euro, por paga që merr nga Verona është e pabesueshme. Në fakt, paga e futbollistit 20-vjeçar shqiptar është ndër më të voglat në Serie A. Kumbulla fiton vetëm 4 mijë euro në muaj, kjo për faktin se ai është talent i dalë nga ekipet zinxhir dhe nuk kishte mundësi për modifikim të kontratës. Megjithatë, të vetëdijshëm për cilësitë e mëdha të lojtarit Verona tashmë është vënë në lëvizje për të diskutuar me agjentin e lojtarit rinovimin e kontratës me kushte të reja, e cila aktualisht përmbyllet më 2022. Nëse mbetet te Verona pritet që paga e tij të dhjetëfishohet, duke arritur diku 500 mijë euro në vit.