No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Edhe Edon Zhegrova viziton FFK-në, shpreh optimizmin për Evropian

Edhe Edon Zhegrova viziton FFK-në, shpreh optimizmin për Evropian

Pas Valon Berishës e Milot Rashicës, për vizitë në FFK, sot, ka qenë edhe ylli tjetër dardan, Edon Zhegrova. Ky i fundit po qëndron për disa ditë në atdhe për pushime dhe me këtë rast ka vizituar edhe shtëpinë e futbollit, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, njofton faqja zyrtare e FFK-së. Futbollisti i Baselit është shprehur i lumtur për rikthimin në Kosovë pas një periudhe të gjatë, derisa ka shprehur shpresën që sa më parë të kalojë kjo periudhë e vështirë si pasojë e pandemisë dhe t’i kthehen normalitetit dhe emocioneve që i dhurojnë ndeshjet e Kombëtares dhe tifozët dardanë. Zhegrova e ka falënderuar presidentin Ademi dhe tërë stafin e FFK-së për mbështetjen e përhershme dhe për kushtet e krijuara për ekipin kombëtar, teksa u shpreh optimist se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të arrijnë që Kosovën ta dërgojnë në Evropian. Në anën tjetër, drejtuesit e FFK-së e falënderuan Edonin për vizitën dhe i uruan atij shëndet dhe formë sa më të mirë në vazhdim, duke e konsideruar atë si shembull për gjeneratat e reja të futbollit në Kosovë.


Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments