No menu items!
Ballina KRYESORE Disiplinori i FFK-së me gjoba të ashpra për katër klube dhe një...

Disiplinori i FFK-së me gjoba të ashpra për katër klube dhe një trajner

Komisioni Disiplinor i FFK-së në mbledhjen e sotme është treguar i ashpër ndaj të gjitha veprimeve josportive që kanë ndodhur në javën e 28-të të Ipko Superligës. Disiplinori i FFK-së ka gjobitur me nga 1000 euro katër klube, si dhe një trajner. Gjoba me këtë shifër iu shqiptuan Drenicës, Prishtinës, Ferizaj dhe Llapit, si dhe trajnerit ferizajas Burim Çerkini.

Më poshtë vendimet e Komisionit Disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.07.2020 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara nga java e XXVIII-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF “DRENICA“ nga Skenderaj, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020, për sjellje të gabuara nga ana e lojtarëve të ekipit të tyre pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – KF DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e ekipit mysafir në shenjë revolti për humbjen e pësuar nga ana e nikoqirit, dëmtojnë derën e hyrjes në zhveshtoren e tyre ku ishin të vendosur). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, KF “Drenica“ nga Skenderaj;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

BURIM QERKINI; kryetrajner i KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj me numër të ID kartelës ; 010000M79, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020 për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; reagime në vendimet e gjyqtarit dhe ofendime drejtuar asistentit të parë). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 e Rregullores disiplinore, kryetrajneri Burim Qerkini;
DENOHET me 2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub lidhur me ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinӕ e seniorëve; KF FERIZAJ – KF TREPÇA’89 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare; mosrespektimi i masave anticovid për mos lejimin e spektatorëve në tribunat e stadiumit, ku si rrjedhojë e këtij lëshimi ndeshja ndalohet nga ana e gjyqtarit kryesor për 5 minuta për zbrazje – largimin e spektatorëve). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2,të Rregullores disiplinore KF “Ferizaj“ nga Ferizaj;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC “ LLAPI 1932 “ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e komisionit datë 07.07.2020, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC LLAPI 1932 – FC DRITA e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; numri madh i spektatorëve në shkallët e stadiumit mbi 200 veta, me çka thyen rregullat anticovid dhe të njëjtit kohë pas kohe manifestuan sjellje josportive duke ofenduar gjyqtaret e takimit si dhe lojtarët e ekipit mysafir). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore KF Llapi 1932 nga Podujeva;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e mbajtur e komisionit datë 07.07.2020 , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – KF DRENICA e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë; (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; Pas përfundimit të ndeshjes persona të paautorizuar dhe të papenguar nga askush zbritën nga tribunat e stadiumit dhe hynë në fushë të cilët krijuan tollovi dhe shkaktuan duele verbale mes akterëve të të dy ekipeve). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2, FC “Prishtina“ nga Prishtina;
DENOHET në të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa , në afatin kohor prej 15 ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 14.07.2020 Komisioni disiplinor – shkalla e parë,
kryetari Dukagjin Zefi

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rashica shënon golin e parë të edicionit

Milot Rashica më në fund ka arritur të zhbllokohet te Werder Bremeni. Ylli kosovar ka realizuar golin e parë...

Gjilani fiton, ia thellon krizën e Feronikelit

Gjilani ka shënuar fitoren e dytë rresht të shtunën në shtëpi duke e mposhtur Feronikelin me rezultatin 1:0. Takimi...

Ballkani fiton bindshëm ndaj Besës

Ballkani ka shënuar fitore të thellë të shtunën në shtëpi ndaj Besës me rezultatin 4:1. Skuadra nga Suhareka e...

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Recent Comments