No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Barça prezanton fanellën e sezonit të ri, frymëzim nga viti 1920

Barça prezanton fanellën e sezonit të ri, frymëzim nga viti 1920

FC Barcelona prezantoi sot unfiormat e reja për sezonin 2020-2021, me një dizajn të frymëzuar nga vitet 1920, gjithashtu të veshura në sezonin 2010-2011, i cili përfundoi me fitimin e La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve. Fanella është tashmë në shitje në dyqanet e “Barça Store” në “Camp Nou”, Passeig de Gràcia, La Roca Village dhe Canaletes. Së shpejti do të gjendet edhe në dyqanet e aeroporteve El Prat (T1 dhe T2), që do të rihapen në javët e ardhshme. Po ashtu, është në dispozicion për të interesuarit edhe në platformën elektronike, në faqen e internetit të FC Barcelona, për t’u blerë online.

Uniforma origjinale e “Nike”, ajo që përdoret nga lojtarët, ka çmimin 139.99 euro. Vetëm ajo mund të blihet për momentin. Barça ka raportuar se uniforma normale do të ketë çmime që do të variojnë nga 59.99 deri në 89.99 euro. Ajo do të dalë së shpejti në shitje. Klubi tregon se “për shkak të një problemi teknik, këto modele u tërhoqën nga shpërndarja e kontrolluar prej FC Barcelona dhe, pasi të zgjidhet problemi, do të jenë në dispozicion, në dyqanet e zakonshme dhe kanalet e shitjeve online”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments