Janë publikuar tri xhirot e fundit e Superligës së Kosovës. Në javën e 31-të, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen ditën e shtunë nga ora 17:00. E shtunja do të na sjellë shumë ndeshje interesante si për garën për titull ashtu edhe për mbijetesë. Këtë ditë do mund tii shohim dy derbi. Në stadiumin e ‘Qytetit’ në Gjilan, Drita do të jetë nikoqire e Gjilanit, kurse Prishtina e dorëzuar për titull do të jetë në udhëtim në Suharekë ndaj Ballkanit.
Për mbijetesë Trepça ’89 do të ketë punë të vështirë ndaj Llapit. Ndërsa Drenica do të ketë punë më të lehtë ndaj Vushtrrisë, kurse Flamurtari do të përballet ndaj kampionëve në fuqi, Feronikelit.
Orari i xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës:
E Shtune 18.07.2020 ora 17.00
Drenica – Vushtrria
Ferizaji – Dukagjini
Trepça ’89 – Llapi
Flamurtari – Feronikeli
Ballkani – Prishtina
Drita – Gjilan.
Xhiro e 32-të do të jetë në mesajvë, ku do ta hap dueli Drita – Drenica të martën me fillim nga ora 17:00.
Kurse të mërkurën do të jetë kryendeshja e kësaj, Gjilani – Ballkani. Në këtë ditë do të zhvillohen edhe katër takime të tjera. Prishtina me rivalin lokal Flamurtarin, Trepça ’89 mysafire e Feronikelit. Llapi vendas i Ferizajit. Kurse Vushtrria do të udhëtoj në Dukagjin.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 17:00.
Java e 32-te
E Marte 21.07 ora 17.00
Drita – Drenica
E Merkure 22.07. ora 17.00
Gjilani – Ballkani
Prishtina – Flamurtari
Feronikeli – Trepça ’89
Llapi – Ferizaji
Dukagjini – Vushtria
Ndërkaq, java e fundit dhe vëndimtarja e Superligës së Kosovës do të jetë ditën e diele ku do të zhvillohen të gjitha takimet me fillim nga ora 17:00.
Lideri i Superligës, Drita do të udhëtoj në Ballkan ku pritet të jetë edhe ndeshja përcaktuese për titullin. Flamurtari do të jetë nikoqir i Gjilanit. Trepça ’89 vendas i Prishtinës. Llapi ndaj Vushtrrisë dhe Drenica ndaj Dukagjinit.
Java e 33-të
E Diele 26.07 ora 17.00
Drenica – Dukagjini
Vushtrria – Llapi
Ferizaji – Feronikeli
Trepça ’89 – Prishtina
Flamurtari – Gjilani
Ballkani – Drita.