UEFA e ka pranuar vendimin e marrë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport për të zvogëluar sanksionin e vendosur ndaj Manchester Cityt nga organi i pavarur i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s për shkeljet e pretenduara të rregullave të licencimit të UEFA-s për klube dhe rregullave të “Fair Play”.
“UEFA vëren se paneli i CAS zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme përfundimtare për të mbështetur të gjitha konkluzionet e CFCB në këtë rast specifik dhe se shumë prej shkeljeve të pretenduara u ndaluan me kohë për shkak të periudhës 5 vjeçare të parashikuar në rregulloret e UEFA-s. Gjatë viteve të fundit, “Fair-Fair Play” ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubeve dhe duke i ndihmuar ato të bëhen financiarisht të qëndrueshme dhe UEFA e ECA të qëndrojnë të përkushtuara ndaj parimeve të tyre. UEFA nuk do të bëjë komente të mëtejshme për këtë çështje”, thuhet në reagimin e UEFA-s.