No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Rashica flet për Kosovën dhe për të ardhmen e tij

Rashica flet për Kosovën dhe për të ardhmen e tij

Mesfushori i krahut i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, që në Gjermani po njihet me nofkën “Raketa” për shkak të gjuajtjeve të tij të forta dhe të sakta drejt portave kundërshtare, ka qëndruar sot në selinë e FFK-së. Ai është takuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu. Pas këtij takimi ai ka folur për qëllimin e vizitës dhe për të ardhmen e tij.

“Erdha ta vizitoj presidentin Ademi sepse gjithmonë interesohet për neve edhe kur ne luajmë në klubet tona. Ai çdo herë na thirr në telefon dhe na pyet nëse kemi ndonjë lëndim apo diçka që mund të na ndihmojë. Për këtë arsye unë erdha për ta falënderuar për kontributin që po e jep”, ka thënë Rashica, raporton Futbolli.info.

Ai më tej ka folur edhe për Kombëtaren dardane, ndeshjet e të cilës po i mungojnë shumë. E pa dyshim në mendjen e Milotit është ndeshja gjysmëfinale e “play-off’-it kundër Maqedonisë së Veriut. “Gjasat janë të mëdha që ta fitojmë këtë ndeshje. Ne do të japim maksimumin që të jemi sa më të përgatitur për ta fituar këtë ndeshje. Më e mira do të ishte nëse luajmë me shikues sepse është një ndjenjë krejt tjetër, por të shohim”, ka thënë tutje Rashica.

Ai ka folur edhe për edicionin e sapo përfunduar në Bundesligë, ku Werderi me mjaft vështirësi e siguroi mbetjen në elitën gjermane dhe atë vetëm falë ndeshjes së “play-out”-it. “Nuk mund të them që ka qenë një sezon shumë i mirë as për Werderin e as për mua. Por, në bazë të rrethanave të krijuara synimi im ka qenë të jap sa më shumë gola dhe asiste për ta ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivit dhe mendoj se ia kam arritur këtij qëllimi”, është shprehur “Raketa” e Dardanëve.

Sa i përket të ardhmes së tij flitet shumë, ngase janë shumë klube që kanë shfaqur interes për të siguruar transferimin e tij. Miloti e pranon se ka bisedime në këtë drejtim, por ende nuk ka diçka konkrete. “Jemi në bisedime. Agjenti është non-stop në bisedime me drejtuesit e Werderit. Nëse vjen një ofertë që është e mirë për mua dhe për klubin atëherë besoj se mund të ketë lëvizje. Mendoj që vjen një moment kur dëshiron të bësh hapin tjetër në karrierë, por gjithmonë në koordinim me Werderin”, ka përfunduar Rashica.

Për shërbimet e tij në mediat flitet se është më i interesuar Leipzigu, por ditëve të fundit është përmendur edhe një transferim i mundshëm te Liverpool.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosovë – Lituani, miqësorja e marsit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, njofton FFK. Marrëveshja...

Spektakël në Bergamo: Shënojnë Gjimshti dhe Muriqi, kualifikohet Atalanta

Atalanta dhe Lazio zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre, por në fund festuan zikaltrit pas fitores 3-2, rezultat që kualifikon...

Neymar nuk e fsheh: Kjo është ëndrra ime

Fansat bëjnë pyetje dhe Neymar përgjigjet. O’Ney i ka lënë takim të gjithëve për t’iu përgjigjur disa pyetjeve me formatin “e vërtetë apo gënjeshtër”. Nga pohimet...

Odegaard prezantohet në fanellën e Arsenalit

Martin Odegaard është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një postimi në “Twitter”. “Është...

Recent Comments